Juventusi kërkon përforcime në këtë merkato dimri. Në “radarin” e italianëve ka përfunduar një tjetër shqiptar.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se Aro Muric pëlqehet shumë nga stafi dhe drejtuesit e Juves, të cilët mund ta ribashkojnë me Edon Zhegrovën. Siç dihet futbollistët luajnë së bashku te Kosova.
Aktualisht kartonin e tij e ka Ipsëich Toën. Klubi anglez e bleu gardianin e Kosovës nga Burnley për 8 milionë paund pas ngjitjes në Premier League në vitin 2024, por për shkak të minutave të munguara, këtë sezon luan i huazuar te Sassuolo në Serie A.
Sassuolo ka të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit për 10 milionë euro, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Siç dihet 27-vjeçari është rritur në akademinë e Manchester Cityt dhe fakti që tashmë luan në Serie A dhe e njeh mirë këtë kampionat bën që bardhezinjtë të tentojnë për të.
