
Sergio Conceicao
Trajneri i Milan, Sergio Conceicao nuk do të jetë i pranishëm në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Feyenoord në Champions League. Teknikut portugez i është dashur të largohet nga Milano.
Kjo për shkak se Conceicao ka marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të klubit të Portos, Pinto da Costa. Si ish-klub ku ka qenë trajner së fundmi, Conceicao ka marrë pjesë në varrimin e një ikone të klubit portugez.
Milan do të përballet me Feyenoord këtë të martë në “San Siro”, duke nisur nga ora 18:45. “Djalli” do të kërkojë përmbysjen e madhe për të shkuar më tej në Ligën e Kampionëve.
Poll