
Dybala dhe Paredes
Edhe pse është titullar në formacionin e Romës, Leandro Paredes mund të largohet nga klubi italian. Mesfushori po mendon tashmë seriozisht të rikthehet në vendlindje.
Sipas mediave argjentinase, Boca Juniors i ka bërë një ofertë Paredesit që ta transferojë që në janar. Megjithatë, lëvizja për në Argjentinë do t’i mbetet në dorë vetëm 30-vjeçarit sipas dëshirës së tij.
Në një konferencë për shtyp, tekniku Claudio Ranieri u shpreh se dëshiron që Paredes të qëndrojë duke e konsideruar titullar të padiskutueshëm.
Poll