Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk ka qenë zgjedhja ime”, Danilo sulmon Juventusin pas largimit: S’më lanë të përshëndetem me tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ka qenë zgjedhja ime”, Danilo sulmon Juventusin pas
Kapiteni i Juventusit, Danilo

Mbrojtësi brazilian, Danilo mbylli aventurën e tij me Juventusin pas pothuajse 6 vitesh, duke shkëputur kontratë. 33 vjeçari është rikthyer në atdhe, ku ka veshur fanellën e Flamengos.

Megjithatë, mbrojtësi ka vendosur të flasë për largimin e tij nga Juventusi, duke sulmuar drejtëpërdrejtë klubin torinez. Danilo thotë se “Zonja e Vjetër” nuk i dha mundësinë as që të përshëndetej me tifozët.

“Do të kisha preferuar të përshëndesja të gjithë tifozët në stadium. Nuk është një pyetje që duhet të ma bëni mua në lidhje me largimin. Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës, kam bërë gjithmonë punën time.

Kjo gjë kuptohet nga raporti që kam pasur me skuadrën. Për zgjedhjet e trajnerit dhe drejtuesve nuk mund të jap një përgjigje. Nuk ka qenë një zgjedhje e imja. Unë nuk kam pengje”, është shprehur Danilo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga