Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nëse doni të fitoni menjëherë merreni Conten”, Bonucci: Bëmë një budallallëk kundër Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse doni të fitoni menjëherë merreni Conten”,
Leonardo Bonucci

Atalanta mposhti Juventusin me shifrat 4-0 të dielën në mbrëmje duke e turpëruar ekipin bardhezi në Torino. Një humbje prej 4 golash në shtëpi për Juventusin, nuk datonte që nga viti 1967. Leonardo Bonucci është rikthyer të flasë për këtë humbje të bardhezinjve duke u ndjerë si pjesë e grupit akoma.

“Kemi bërë një budallallëk kundër Atalantës. E pashë skuadrën në vështirësi të mëdha, më lëndoi zemrën. Ky Juventus duhet të rritet, lojtarëve u mungon përvoja dhe personaliteti.

Thiago Motta ofron një lojë të mirë, por ndonjëherë lufton për të përfunduar në portë. Një sezon zhgënjyes, në vendin e katërt. Të konfirmoni atë pa pjesëmarrjen në Champions League? Varet nga ajo që dëshironi. Nëse doni të fitoni menjëherë, merrni Conten. Përndryshe, jepni kohë Mottës dhe Giuntolit për të krijuar bazat për t’u kthyer në rrugën fituese”, tha Bonucci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga