
Mbrëmja e nesërme në Serie A do të sjellë një natë magjike, Juventus-Inter që nënkupton Derbin e Italisë. Bardhezinjtë janë në një periudhë të mirë ku kanë tre fitore radhazi dhe do të kërkojnë të katërtën ndaj zikaltërve. Ndërsa këtyre të fundit nuk i lejohet asnjë gabim, përndryshe gara për titullin kampion do të vështirësohej.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp për mediat. “Skuadra po bën mjaft mirë dhe një fitore do të ishte akomë më mirë.
Duhet ta meritojmë fitoren, të bëjmë bashkë të gjitha forcat tona dhe të konkurrojmë këtë kundërshtar të madh. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja e kampionatit tonë. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë një lojë t mirë.
Nesër nuk do të kem në dispozicion Kalulu, Bremer, Milik, Cabal dhe Douglas Luiz. Lajmi i mirë është se Cambiaso është rikuperuar dhe do të jetë gati.”, tha Motta.