
Napoli po përgatitet në këtë merkato janari për t’i dhënë lamtumirën Kvicha Kvaratskhelias. Sulmuesi gjeorgjian pritet të largohet nga klubi italian, për të mbushur arkat e tyre me 80 milionë euro.
Destinacioni i ardhshëm i 23-vjeçarit të Napolit me shumë gjasa do të jetë Paris Saint-Germain. Nga ana tjetër, Conte nuk dëshiron të humbasë kohë më shumë dhe është në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave italiane, në listën e trajnerit të Napolit është Federico Chiesa dhe Alejandro Garnacho. Për këtë të fundit, Manchester United ka vendosur dhe çmimin, i cili është 50 milionë euro.
Chiesa ose Garnacho përshtaten mjaft mirë për të zëvendësuar Kvaratskhelia, duke qenë se të dy janë sulmues të krahut të majtë.