
Juventus
Pas një fitoreje ndaj Interi në derbin e Italisë me rezultatin 1-0, Juventusi do të dalë sërish në fushë nesër, por ndaj PSV Eindhoven në ndeshjen e kthimit për fazën Play Off të 1/8-ve të Champions League.
Bardhezinjtë kanë kryer sot stërvitjen e fundit në Torino përpara se të udhëtojnë për në Holandë. Lajme të mira për Thiago Mottën në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
Andrea Cambiaso ka kryer stërvitjen normalisht me pjesën tjetër të grupit, ku nën urdhrat e Mottës në stërvitje është rikthyer dhe Douglas Luiz që mungoi në ndeshjen e kaluar ndaj zikaltërve.
Takimi i parë i luajtur në Torino ndaj PSV Eindhoven përfundoi me shifrat 2-1 në favor të Juventusit.
Poll