Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan 'blindon' repartin difensiv, nënshkruan deri në 2029 me mbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Milan 'blindon' repartin difensiv, nënshkruan deri në 2029
Matteo Gabbia

Tashmë gjithçka duket e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Matteo Gabbia do të vazhdojë të jetë pjesë e Milan, madje rinovimi i kontratës mes lojtarit dhe klubit është më afër se kurrë.

Në Itali e bëjnë të sigurt. Edhe pse kontrata aktuale e Gabbia skadon në vitin 2026, Milan beson te mbrojtësi dhe kërkon ta ‘blindojë’ akoma më shumë. Italiani do të nënshkruajë kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.

Kujtojmë që kjo është një kthesë e madhe për 25-vjeçarin. Ky i fundit ishte shumë pranë largimit sezonin e shkuar, teksa u rikthye te Milan nga huazimi ku ishte te Villareal.

Pas rikthimit ‘emergjent’ për shkak të dëmtimeve te ‘Djalli’, Gabbia u rikthye në një lider në prapavijë dhe titullar absolut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga