
David Hancko
Në ndeshjen e djeshme mes Feyenoord – Milan në të cilën holandezët fituan me shifrat 1-0, një delegacion i klubit të Juventusit thuhet të ketë qenë prezent në stadium duke vëzhguar nga afër një futbollist.
Bëhet fjalë për David Hanckon, i cili është objektivi i bardhezinjve për merkaton e verës. Ishte vetë drejtori sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli që vëzhgoi nga afër futbollistin 27-vjeçar.
Çmimi për të siguruar shërbimet e David Hancko është 35 milionë euro, por me paraqitjet e mira të mbrojtësit sllovak, shifra mund të rritet dhe Juventusi mund të ketë konkurrencë në merkato.
Poll