Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajm i hidhur për Juventusin, mbrojtësi brazilian mbetet jashtë për 6 muaj

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i hidhur për Juventusin, mbrojtësi brazilian mbetet jashtë
Gleison Bremer

Një lajm i hidhur ka mbërritur sot nga infermieria e Juventusit. Qendërmbrojtësi Gleison Bremer pas testimeve të kryera do të humbasë gjysmën e sezonit aktual.

Ai doli nga fusha e blertë mbrëmjen e kaluar ndaj Leipzig me dhimbje të dukshme. Mjekët bëjnë të ditur se braziliani ka ndrydhur ligamentin e gjurit të majtë, një lëndim ky që kërkon minimumi 6 muaj për tu rikuperuar plotësisht. Dëmtimi erdhi si pasojë e përplasjes me sulmuesin e Leipzig, Loic Openda.

Ish-mbrojtësi i rivalëve të Torinos ishte lojtari i vetëm i bardhezinjve me minutazh të plotë deri më tani në çdo takim të luajtur si në Serie A ashtu edhe në Champions.

Ky është një lajm i hidhur për kampin torinez, por mbi të gjitha për trajnerin Motta, i cili tani duhet të mendojë se cili do të jetë zëvendësuesi ideal në repartin difensiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga