Igli Tare
Ende nuk ka zhvillime të reja mbi negociatat e rinovimit mes Milanit dhe portierit Mike Maignan. Fillimisht gjithçka ishte në rregull, teksa kuqezinjtë i ofruan 5 milionë euro pagë për kushtet e kontratës, por forma në ulje e kapitenit të ekipit bëri që bordi ta ulte në 4 milionë euro.
Kjo “skenë” nuk u prit mirë nga portieri. Në një situatë të “trazuar”, ku Milani mund ta humbasi falas gjatë merkatos së verës, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat e skuadrave të interesuara.
Sipas “TuttomercatoWeb”, Igli Tare është vendosur në lëvizje për opsione, nëse Maignan vazhdon të jetë “kokëfortë”, duke nisur me Zuzuki i Parmës, Caprile i Cagliarit, Lunin i Real Madrid e deri te Hugo Souza i Corinthinas.
Poll
