Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Juventusi një klub legjendar”, Kolo Muani: Trajneri Motta më bindi të vija këtu

Shkruar nga NEWSPORT
“Juventusi një klub legjendar”, Kolo Muani: Trajneri Motta
Randal Kolo Muani

Randal Kolo Muani është transferimi më i ri i Juventusit në këtë merkato janari. Sulmuesi francez ka nënshkruar me bardhezinjtë në formë huazimi 6-mujor i ardhur nga Paris Saint-Germain. Ditën e sotme sulmuesi francez është prezantuar si bardhezi, duke dhënë dhe intervistën e tij të parë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në këtë klub legjendar. Jam krenar që vesh këtë fanellë dhe që do të luaj për këta tifozë”

Francezët ndër vite në Juventus – “Ka shumë futbollistë francezë që kanë bërë histori këtu. Natyrisht mund të them Zinedine Zidane, një tjetër që më ka pëlqyer shumë është David Trezeguet. Në epokë më të afërt me tonën ka qenë i mirë Paul Pogba, dhe padyshim Khephren Thuram që po ia del shumë mirë këtu.”

Për trajnerin Thiago Motta –Kam folur me trajnerin për një kohë të gjatë, ai më shpjegoi në detaje filozofinë e tij të lojës dhe më bindi të nënshkruaja për Juventusin. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të futem në fushë”

Serie A – “Është një kampionat shumë i vështirë, ku mendoj se do të më pëlqente të provoj veten. Kam luajtur këtu në Itali me Francën, ishte një ndeshje e shkëlqëyer. Jam gati dhe mezi pres të filloj”, u shpreh Kolo Muani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga