Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jemi të zemëruar ngaqë nuk fitojmë dot”, Motta: Conceicao mungon, Vlahovic do të vlerësohet

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të zemëruar ngaqë nuk fitojmë dot”, Motta:
Thiago Motta

Stoli i Thiago Mottës tek Juventusi po lëkundet dhe ndeshjet e mbetura të janarit janë thelbësore për trajnerin italian. Në prag të sfidës së vështirë të së nesërmes ndaj Atalantës, Motta ka folur për mediat.

“Jemi të parët që zemërohemi ngaqë nuk jemi në gjendje të fitojmë. Sigurisht që kemi bërë gabime. Për të qëndruar në zonën Champions duhet të rikuperojmë pikë në ndeshjet që kemi për të luajtur. Duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës që është një skuadër që po bën mirë, gjithashtu dhe ne duhet të japim më të mirën.”

Të lënduarit? “Ata të cilët nuk do të luajnë janë Bremer, Cabal, Milik dhe Conceicao. Vlahovic do ta shohim në stërvitje këtë pasdite, ai nuk është ende 100% dhe do të vendosim më vonë nëse ai do të jetë me ne”

Douglas Luiz? “Ai do të luajë nesër. Luiz po merr veten nga mdeshja e fundit, jo vetëm ai por i gjithë ekipi. Ai është në një pikë pozitive nga ndeshja ndaj Torinos, pas një kohe të gjatë ai luajti në nivel të lartë”, u shpreh Motta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga