
Supersfida e javës në Serie A mes Napolit dhe Juventusit zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Në prag të këtij takimi, trajneri i bardhezinjve Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp.
Napoli? - “Situata jonë nuk është shumë e ngjashme me atë të kundërshtarit. Është shumë e ndryshme në shumë aspekte. Unë jam i kënaqur me shummë gjëra dhe ajo që më mërzit janë barazimet e shumta, por tashmë kam folur pak për këtë. Ideja jonë është gjithmonë të bëjmë një punë të madhe gjatë javës për të arritur fitoren”
Mungesat? – “Kemi të gjithë grupin në dispozicion, por vijojnë të mungojnë për shkak të dëmtimeve Bremer, Milik dhe Cabal”
Kolo Muani? – “Randali është i disponueshëm dhe do të shohim nëse do të nisë nga fillimi këtë takim. Është e rëndësishme që kemi nënshkruar me një lojtar të nivelit të tij, sepse ne mendojmë se ai mund ta ndihmojë skuadrën të fitojë ndeshje”, tha Motta.