
“Nuk jeni të denjë për të veshur fanellën tonë”. Ky është mesazhi i hapur nga tifozët e Lazios, sot para ndeshjes me Salernitanën.
Ky mesazh vjen nga “ultrasit”, pas ndeshjes derbi të humbur përballë Romës(1-0). Pjesën e parë Lazio e fitoi 3 me 1 përballë Salernitanës.
Nëse arrijnë triumfin, do të ishin në vendin e 7 me 1 pikë më pak se Atalanta që mban vendin e Conference League. Vlen për t’u theksuar se këto të fundit kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur.
Skuadra e Lazios ku aktivizohet Hysaj, po kalon një sezon mjaft të vështirë. Kjo sepse rrezikojnë seriozisht të mos marrin pjesë në Europë sezonin e ardhshëm.
