
Në skuadrën e Juventusit ka pasur një revolucion që nga ardhja e drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli. Që nga ardhja e 53-vjeçarit, në kampin bardhezi ka pasur shumë blerje dhe disa lojtarë të ardhur në huazim.
Një enigmë është gjithmonë nëse Juventusi do të nënshkruajë përfundimisht me lojtarët e huazuar. Për këtë ka folur vetë drejtori sportiv i klubit torinez. “Ne kemi shumë lojtarë nën pronësinë tonë. Ka situata që duhen zgjidhur.
Ne duam t’i mbajmë lojtarët tanë, por edhe lojtarët që dëshirojnë të qëndrojnë në Juventus. Jemi të sigurt edhe sepse kemi një marrëdhënie të mirë me klubet nga vijnë.
Jemi të fokusuar në të tashmën dhe më pas për të ardhmen. Kemi verën përpara për të menduar rreth merkatos.”