
Berat Gjimshiti
Atalantën e pret një sfidë e vështirë të martën në mbrëmje në Serie A përballë Juventusit. Menjëherë pas barazimit të djeshëm në kampionat, djemtë e Gian Piero Gasperinit kanë kryer stërvtijen e sotme duke vëzhguar për ndeshjen e radhës.
Përsa i përket Berat Gjimshitit, mbrojtësi i kombetares shqiptare është stërvitur në mënyrë individuale. Kapiteni i kuqezinjve pësoi ditën e djeshme një goditje të fortë në kokë, ku mori 10 qepje.
Ai u zëvendësua në minutën e 24’ pasi nuk mundi dot të vazhdojë. Gjendja e tij do të vlerësohet nesër, ku do të bëhet e ditur nëse do të jetë nën urdhrat e Gasperinit për sfidën ndaj Juventusit.
Poll