Antonio Conte ka rikthyer Romelu Lukakun e vërtetë. Sulmuesi belg dhe timonieri italian po punojnë shumë këtë sezon dhe duket se frytet e punës së tyre po tregohen javë pas jave.
Tashmë lojtari ka arritur të gjejë vazhdimësinë dhe të shënojë rregullisht dhe të jetë shumë vendimtar për napolitanët. Në 9 ndeshje deri më tani me Napolin ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste.
31-vjeçari duket se ka rilindur. Është tashmë një futbollist që përfshihet më shumë në lojë, ka fizik dhe është mjaft i rrezikshëm në zonë, duke u kthyer në “tmerrin” e mbrojtësve kundërshtarë.
Poll