Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRITUR/ Nuk ka marrëveshje mes klubeve, dështon transferimit i shqiptarit te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Nuk ka marrëveshje mes klubeve, dështon transferimit i
Ardon Jashari - Granit Xhaka - Igli Tare

Milani prej kohësh ka punuar për transferimin e Granit Xhakës. Madje Igli Tare kishte zhvilluar edhe takime intensive për këtë lëvizje.

Por tashmë mësohet se pavarësisht interesimit dhe këmbënguljes së kuqezinjve, nuk ka një marrëveshje me Bayer Leverkusen. Sipas Florian Plettenberg bëhet me dije se gjermanët kërkojnë një tarifë të lartë për ta lënë të lirë shqiptarin, shumë kjo që është e pa përballueshme nga italianët.

Kështu dështojnë negociatat për transferimin e shqiptarit, me Igli Taren që duhet të kthejë vëmendjen te dikush tjetër.

“Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e Xhakës, por kostoja totale e operacionit është konsideruar tepër e lartë. Përveç kërkesave për pagë nga ana e lojtarit, edhe tarifa e transferimit që kërkon Leverkusen është e konsiderueshme, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta përballojë në këtë faze.

Në vend të kësaj, Rossonerët po përqendrohen te objektiva të tjerë për të forcuar mesfushën. Bisedimet janë duke avancuar me Club Brugge për Ardon Jasharin, i cili shihet si një nga opsionet kryesore për këtë merkato vere. Negociatat po vazhdojnë ndërsa Milani kërkon të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar”, ka theksuar gazetari i njohur.

E PAPRITUR/ Nuk ka marrëveshje mes klubeve, dështon transferimit i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga