
David Trezeguet
Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet ka folur në prag të sfidës që bardhezinjtë do të luajnë kundër Interit në “San Siro”. Francezi thotë se në rast se Juve fiton, do të ishte një sinjal i fortë për kampionatin italian.
"Nëse Juve fiton në ‘San Siro’, dërgon një sinjal të fortë jo vetëm për Interin, por për të gjithë kampionatin. Interi mbetet më i forti dhe më i kompletuari, por është dhe Napoli i Antonios (Conte) do të luftojë deri në fund.
Tashmë mund të shihet qartë ‘dora’ e tij te Napoli. Gjithashtu edhe Juventusi ka nisur një rrugëtim interesant me Motta-n, e kanë filluar mirë”, është shprehur David Trezeguet.
Poll