
Antonio Conte
Dëmtimi i Alessandro Buongiorno ka lënë një boshllëk jo të vogël në formacionin e Napolit. Ish-lojtari i Torinos nuk do të jetë i disponueshëm për më shumë se një muaj dhe Antonio Conte tashmë po punon në merkato për të afruar një mbrojtës të ri.
Trajneri italian do ta lërë mbrojtësin të kryejë fazën e rehabilitimit të plotë në mënyrë që të rikuperohet plotësisht. Për momentin emrat më të përfolur në listën e Napolit për qendrën e mbrojtjes janë Danilo, Kiwior dhe Luiz Felipe.
Ky i fundit mund të jetë alternativa më konkrete e “bluve”. Mbrojtësi brazilian pritet të ndërpresë kontratën e tij me Al Ittihad dhe të bashkohet me Napolin që në merkaton e janarit.
Poll