
Inter Miami ka siguruar kalimin në çerekfinale të Concacaf Champions Cup, duke mposhtur Cavalier 0:2 në një ndeshje që ka pasur shumë emocione. Megjithatë, lajmi më i madh nga kjo sfidë nuk ka qenë vetëm fitorja, por rikthimi i legjendës argjentinase, Leo Messi. Ylli i Inter Miami u fut në lojë në minutën e 53-të, pas një periudhe pushimi dhe u prit me entuziazëm të madh nga tifozët.
Rikthimi i Messit ka qenë një moment kyç në ndeshje. Ai nuk e zhgënjeu teksa në minutat shtesë, shënoi një gol të bukur që i dha ekipit një avantazh të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.
Tifozët e Inter Miami janë të gëzuar nga rikthimi i Messit dhe shpresojnë që ky moment të shënojë fillimin e një faze të re të suksesshme për ekipin, me argjentinasin që vazhdon të tregojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë. Me këtë fitore dhe kalimin në çerekfinale, Inter Miami është një hap më afër objektivave të tyre në këtë kompeticion prestigjioz.
Messi goals are inevitable ????#TheChampions
— Major League Soccer (@MLS) March 14, 2025
pic.twitter.com/b8qOi99M60