
Liverpool
Anësori Luis Diaz nuk ishte prezentë në miqësoren mes Liverpool dhe Milanit. Ai nuk vuante nga ndonjë problem fizik, por ka të bëjë me të ardhmen e tij, i cili është shumë pranë transferimit te Bayerni.
Pikërisht “panorama” e mësipërme bën të kuptosh se aventura e kolumbianit te “Reds” është në “metrat” e fundit. Dëmtimi i Jamal Musiala u kthye në një dhimbje koke për Vincent Kompany, e ku në kushte të tilla, merkato shikohet e vetmja zgjidhje.
Operacioni pritet të jetë “i kripur”. Plani A i Bayernit ishte Nico Williams, por bavarezët dështuan të bënin për vete spanjollin. Deri në këtë pikë të merkatos rekordmenët e Gjermanisë nuk kanë bërë ende një blerje “big”.
Poll