
Chelsea pas Cole Palmer ka rinovuar kontratën edhe me një tjetër lojtarë. Bëhet fjalë për Nicolas Jackson, me të cilin drejtuesit kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2033.
Senegalezi iu bashkua ‘Bluve” të Londrës sezonin e kaluar nga skuadra e Villareal, ku arriti të shënojë 17 gola. Ndërkohë këtë sezon ka luajtur në 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
23-vjeçari ka folur pas riovimit të kontratës. Jackson ka theksuar se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Chelsea edhe për disa disa vite të tjera.
“Po ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re dhe do të qëndrojë në klub. Ndihem mirë që klubi ka besim tek unë. Po punoj shumë fortë. Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën dhe se do të qëndrojë këtu për shumë vite”, ka thënë Jackson.
This is just the start. ????
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 13, 2024
Chelsea is delighted to announce Nicolas Jackson has signed a two-year contract extension until 2033. ✍️ pic.twitter.com/stzAMtHk6d