Burnley do të pres sonte Manchester United, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Premier League, prej filluara orës 21:15. Te besuarit e Scott Parker vijnë nga një moment tej mase i vështirë, 11 ndeshje pa fitore radhazi në kampionat, ndërsa mbajnë pozitë e parafundit të tabelës.
Për ta, dueli me United është shansi i “artë” për të bërë kthesën e madhe, aq me tepër ndaj një kundërshtari në krizë, pa trajner, ndërsa ndodhen jashtë çdo objektivi.
Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, sipas mediave angleze do e nis nga minuta e parë për Burnley sonte.
Precedenti i parë që 24-vjeçari shqiptar është përballur me Manchester United përkon më 12 shkurt të vitit 2022, në “Old Trafford”.
Detaji interesante është se Broja luajti kundër idhullit të tij, Cristiano Ronaldo, ndërsa i shkoi shumë pranë golin në minutën e 54 (pritje spektakolare nga De Gega), e ku do kërkojë që të përmbush sonte “misionin” kundër “Djajëve”.
