Ndërhyrja e Yasin Ayari ndaj Armando Brojës
Po luhet pjesa e parë mes Brighton dhe Burnley, e “gozhduar” në shifrat 1 – 0, goli i Rutter (29'), java e 20-të në Premier League. Ndeshja ka nisur me duele të forta dhe përplasje të ashpëra.
Minuta e 2-të, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja vihet në lëvizje për të fituar topin e parë ndaj mesfushorit Yasin Ayari. Në kushtet kur suedezi e kishte të pamundur në duel shpejtësi me Brojën, zgjodhi “rrugën” më të thjeshtë, ndërhyrjen nga mbrapa.
Edhe pse arbitri Tim Robinson e kishte pamjen e qartë, sinjalizoi vetëm faull, asnjë ndëshkim ndaj suedezit Ayari. Kjo situatë bëri që 24-vjeçari shqiptar të revoltohej dhe të shpërthente ndaj kryesorit.
Poll
