
Mesfushori japonez Wataru Endo ka befasuar me deklaratën e fundit në kualifikueset e Azisë. Lojtari i Liverpool i qaset menaxherit të kombëtares me një fleksibilitet më të madh se sa teknikut në Angli.
Endo është përzgjedhur si kapiten i Japonisë për sfidat e këtij muaj dhe kjo e ka bërë atë të përgëzojë me fjalë trajnerin e “Samuraive”, Moriyasu. Që kur ka ikur Jurgen Klopp vetëm 5 paraqitje ka bërë si zëvendësus. Kjo e ka lënë të mërzitur mesfushorin, ndërsa kundër Indonezisë atij i besohet shumë.
“Slot ëstë më pozicional. Holandezi është lloj i trajnerit që është shumë taktik dhe preciz. Ai dëshiron që të ketë çdo lojtar të pozicionuar sa më mirë. Moriyasu është më i ngjashëm me Klopp. Stili i tij është më fleksibël dhe na jep mundësinë të ndërtojmë si treshe e repartit.
uk po luaj shumë tek ekipi im, por përsëri stërvitem shumë. Si kapiten i kombit tim ndiej se kam detyrën të jem në formën më të mirë të mundshme dhe të jap shembullin e mirë.”, u shpreh kapiteni i aziatikëve.