Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Loriku më foli shumë mirë për Sunderland”, Granit Xhaka: Nuk e kisha menduar rikthimin në Premier League, e bëra edhe për familjen

Shkruar nga NEWSPORT
“Loriku më foli shumë mirë për Sunderland”,
Granit Xhaka

Granit Xhaka mbylli aventurën e tij me Bayer Leverkusen në verë dhe vendosi të riktheje në Premier League. Mesfushori u bë pjesë e Sunderland, ku tashmë udhëheq anglezët drejt rezultateve pozitive në kampionat.

Së fundmi ka folur për këtë vendim, ndërsa theksoi se gjithçka erdhi shumë shpejt dhe se kishte menduar se do të rikthehej sërish në Premier league. Ndër të tjera nënvizoi se ishte një vendim për të mirën e gjithë familjes dhe se për këtë e kanë ndihmuar edhe disa nga ish-lojtarët e Sunderland, të cilët vendosi t’iu merrte mendim.

“Nuk prisja të kthehesha në Premier League, por vendimi im erdhi shumë shpejt.  Fola me Kyril [Louis-Dreyfus], fola me Jermain Defoe dhe fola me Lorik Canën, i cili ka një prejardhje të ngjashme me timen dhe ka pasur një periudhë të shkëlqyer këtu në Sunderland. Kyril ishte shumë i hapur që nga fillimi. Pastaj, kur fillon ta shohësh veten duke ardhur në këtë klub, pyet ish-lojtarët, dhe Jermaini dhe Loriku folën shumë mirë për klubin dhe tifozët.

Kur u largova nga Arsenali për në Leverkusen, nënshkrova një kontratë pesëvjeçare – ishte afatgjatë për një 30-vjeçar, sepse mendova se doja të përfundoja në Gjermani dhe pastaj të shihja çfarë do të ndodhte më pas.

Por pas bisedimeve me Sunderland, gjeta veten ulur me familjen, duke menduar: ‘Çfarë të bëjmë?’ Nuk ka të bëjë vetëm me mua në këtë faze, ka të bëjë me gruan, fëmijët, vëllain dhe prindërit. Është e rëndësishme të marrim vendimin e duhur si një grup, së bashku”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu