Armando Broja dhe Scott Parker
Armando Broja në ndeshjet e fundit është padiskutim protagonisti kryesorë i Burnley. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol dhe ka dhënë edhe 1 asist në 3 ndeshjet e fundit, duke i dhuruar opikë të rëndësishme të tijve.
Paraqitja e liderit të Kombëtares ka bërë që Scott Parker dhe stafi i tij të dorëzohen para Brojës. Kështu edhe në sfidën e ditës së sotme ndaj Brighton, trajneri pritet t’i besojë 24-vjeçarit repartin e sulmit.
Ish-i i Chelsea pritet ta nisë titullarë, ku padiskutim do të synojë të lërë sërish gjurmë. Sfida do të luhet në orën 16:00 në transfertë, ku ekipet do të përplasin “brirët” në “Amex Stadium”.
Poll
