
Çmimi i “Topit të Artë” është një nga trofetë më presigjioz, i cili u jepet lojtarëve më të mirë të vitit. Ceremonia për “Topin e Artë” do të mbahet në Paris në muajin tetor.
Tashmë prej ditësh ka nisur të diksutohet se kush mund të jetë fituesi i radhës i këtij çmimi. Pep Guardiola ka folur për të, teksa ka treguar edhe lojtarin që sipas tij e meriton të fitojë “Topin e Artë”.
Padiksutim që është një emër i njohur, ndërsa nuk nguron të zgjedhë një nga “djemtë” e tij. Sipas Guardiolës më shumë se çdo lojtar tjetër e meriton Rodri, i cili ka bërë sezone fantastike me Manchetser Cityn në Premier League, ndërsa gjithçka kulmoi edhe me triumfin në Euro 2024.
“Do të isha shumë i lumtur nëse një nga lojtarët tanë do të fitonte Topin e Artë. Kjo do të thotë shumë për lojtarët, kështu që do të isha shumë i lumtur.
Rodri e meriton Topin e Artë, por ndoshta edhe dikush tjetër. Rodri jo vetëm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka pasur shumë sezone të shkëlqyera në Ligën Premier dhe veçanërisht në Kampionatin Evropian, të cilin e fitoi”, ka përfunduar timonieri i “Qytetarëve”.