
Trajneri i Burnley, Scott Parker ka dalë në mbrojtje të Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është “thumbuar” shumë këto ditë në Angli, por Parker mendon krejtësisht ndryshe. Duke pranuar që Broja ka nevojë të punojë më shumë, trajneri i Burnley shton se shqiptari do të jetë jetik për ekipin shumë shpejt.
“Dëgjo, mendoj se Amando ka nevojë për pak punë për momentin. Ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë aty ku është Armando në këtë moment. Ai ka nevojë për punë, pajtohem. Mendoj se pamë patjetër një version më të mirë sonte me të krahasuar me raundin e fundit.
Por gjithashtu mund të shihni se ai ndoshta ka nevojë vetëm për minuta në këmbë. Ai ka nevojë për më shumë stërvitje. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë jetik për ne këtë vit, me siguri. Ne vetëm duhet të kujdesemi për të dhe duhet të bëjmë edhe disa punë serioze me të”, tha Parker.