
Ederson
Ederson e ka të sigurtë largimin nga Manchester City. Portieri brazilian ka vendosur që t’i japë fund aventurës në Angli, për të nisur një tjetër, me destinacionin e ri që pritet të jetë Arabia Saudite.
Është Al Nassr i Cristiano Ronaldos që ka dërguar ofertë zyrtare për Ederson. Oferta e parë e arabëve në drejtim të City-t është 30 milionë euro. 30 vjeçari është i gatshëm që të bashkohet me ekipin e Al Nassr, por për momentin problem mbetet klubi anglez.
Këta të fundit nuk pranojnë që ta shesin Ederson pa 50 milionë euro. Megjithatë, ky transferim pritet të jetë çështje kohe, me Al Nassr që me shumë mundësi do ta rrisë ofertën në ditët në vijim.
Poll