Manchester City nuk po kalon një periudhë të mirë edhe pse ndeshjen e fundit në kampionat e fitoi. Derisa erdhën te fitorja, “Qytetarët” me në krye Pep Guardiolën kishin disa humbje dhe barazime radhazi.
Teksa së fundmi është trajneri spanjoll që ka fituar vëmendjen botërore. Guardiola shfaqet në një video duke tentuar të sulmojë fizikisht një tifoz, me këtë të fundit që “thumbon” me fjalë dhe tallet me spanjollin.
Tifozi: Po qan se ke humbur.
Pep Guardiola: Dëshiron ta dish si është të humbësh?
Megjithatë, përleshja mes trajnerit spanjoll dhe tifozit nuk ka ndodhur, pasi dy persona të cilët po shoqëronin Guardiolën, kanë ndërhyrë menjëherë.
Poll