Pas pak orësh do të zbresin në fushën Brighton dhe Burnley, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Premier League. Ky takim do të jetë edhe një duel shqiptarësh. Te “Pulëbardhat” me shumë gjasa do zbres nga minuta e parë Brajan Gruda.
Sulmuesi me origjinë shqiptar është 21 vjeç dhe kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin deri në 28 milionë euro. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka kohë që e ka shprehur dëshirën për ta marrë në gjirin e kuqezinjëve Grudën, ama deri tani pa sukses.
Te Burnley, sipas parashikimeve në majë të sulmit do të jetë Armando Broja, ylli i Shqipërisë. Për të besuarit e Scott Parker, fitorja ka marrë “korinzën” e detyrimit, 10 ndeshje pa triumf në kampionat, të parafundit në tabelë me 12 pikë.
