Scott Parker
10 ndeshje radhazi që nuk fitojnë në Premier League, vendi i parafundit në Premier League me 12 pikë pas 19 javësh dhe ende drejtuesit e Burnley i besojnë trajnerit Scott Parker.
Mediat dhe gazetarët sportive në Angli ka mbetur të “shastisur” nga ky reagim i bordit. Madje edhe tifozët nuk po e kuptojnë se çfarë po ndodh që Parker vijon te mbetet “timonier” i Burnley, ndërsa bilanci i rezultateve negative po përkeqësohet.
Me këtë ritëm, skuadra e Armando Brojës e ka të sigurtë rënien nga elita e futbollit anglez. Ndeshja e radhës për ta është ndaj Brighton, e planifikuar në datën 3 janar, transfertë tepër delikate.
Poll
