
Jurgen Klopp momentalisht ka “hequr” dorë nga trajningu dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë për punën e re. Gjermani do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2025. 57-vjeçari do të jetë drejtor i Red Bull, ku do të ketë nën vëzhdim të gjitha ekipet e kësaj kompanie.
Saktësisht sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, Klopp do të jetë këshillues për ekipet e Leipzig, Salzburg dhe Neë York për çështjet e stërvitjeve, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimet e talenteve, trajnerëve dhe më gjërë.
Pas këtë Klopp është shprehur shumë i emocionuar dhe entuziast, ku ka theksuar se dëshiron të mbështesë talentet e futbollit. Për të ky ëhstë një projekt mjaft ambizioz që do të marrë të gjithë vëmendjen.
“Pas thuajse 25 vitesh në lojë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky. Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën është ajo që është nuk ka ndryshuar. Duke u bashkuar me Red Bull në një nivel global, unë dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentin e jashtëzakonshëm të futbollit që kemi në dispozicion. Ka shumë mënyra se si ne mund ta bëjmë këtë front”, ka theksuar timonieri gjerman.