
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se një përleshje e përgjakshme mes tifozëve ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune jashtë stadiumi në Alexandras Avenue , në Athinë, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.

Tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur ku nuk kanë munguar as përdorimi i armëve të zjarrit. Nga burimet e para policore bëhet me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitali, ndërkohë efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 70 personave.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë priten më tepër detaje në vijim.
