Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një prej "shtyllave" të ekipit në aventurën e re portugeze, shqiptari gati për t'u përballur me Porton

Shkruar nga NEWSPORT
Një prej "shtyllave" të ekipit në aventurën e re
Andreas Ndoj

Luhet sot në Portugali takimi i javës së 20-të ndërmjet Rio Ave dhe Porto. “Gjigandët” portugezë udhëtojnë për në Vila do Conde ku do të gjejnë një shqiptar përballë tyre.

Andreas Ndoj do të jetë titullar me siguri ndaj “Dragonjve”. Mesfushori me origjinë kuqezi që përfaqëson Greqinë ka kaluar në një aventurë të re në gadishullin iberik. Klubi nga Athina që zotërn kartonin e tij, Olympiacos pranoi që 22 vjeçari të huazohej në këtë merkato në ligën portugeze.

Për talentin grek, kjo është aventura e parë jashtë klubit më të titulluar të vendit fqinj. Kujtojmë që Andreas është një produkt i bardhekuqve që zotërohen nga manjati grek Marinakis, pronar njëkohësisht dhe i Nottingham Forrest. Futbollisti i Rio Ave ka luajtur nëpër ekipet zinxhir të kryeqytetasve grek, si dhe në ekipin B. Por këtë sezon pamjaftueshmëria në minuta ka bërë që i riu të ndërmarrë një aventurë të re.

Eksperienca në LigaPortugal nuk po rezulton e keqe për futbollistin e kombëtares helene. Ai ka shijuar fitoren e parë me klubin e ri, në takimin e javës së kaluar ndaj Farense. Klubi i lojtarit me origjinë shqiptare triumfoi në transfertë dhe Ndoj u vlerësua me notën 7.2, pasi e nisi dhe si titullar.

Që nga ardhja në “Estadio dos Arcos “, ish-i i Olympiacos ka zhvilluar 2 takime gjithsej dhe në të dyja ka marrë minuta. Fakti që i është ndryshuar pozicioni në qendërmbrojtës, ndoshta është një ogur i mirë për më shumë minuta në dispozicion dhe karrierën e tij në të ardhmen.

Pritet me interes mënyra si do të interpretohet takimi i orës 21:45 përballë një prej 3 klubeve më të titulluara në vend.

Një prej "shtyllave" të ekipit në aventurën e re
Ndoj në formacionin e Rio Ave
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga