
Liverpool
Edhe pse në majën e sulmit është “tredhëmbëshi” Lewandowski, Yamal dhe Raphinia, Barcelona i ka planet e qarta për të përforcuar repartin ofensiv në merkaton e verës.
Siç raporton “As”, prioriteti i katalanasve në verë është Luis Diaz i Liverpool. Thuhet se anësori kolumbian nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2027 me “The Reds”.
Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë një ofertë për të nënshkruar përfundimisht me Luis Diaz.