Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Kroacia mund nën "tension" ishullorët e Skocisë, Bullgaria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj "inferiorëve" luksemburgas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kroacia mund nën "tension" ishullorët e Skocisë,
Kroaci-Skoci

Kroacia ka arritur të fitojë ndeshjen për Nations League luajtur pasditen e sotme në Zagreb. Përfaqësuesja kroate ka mundur Skocinë me shifrat 2-1. Golat u shënuan nga Matanoviç dhe Kramariç për ballkanasit, kurse për skocezët gjeti golin e vetëm Ryan Christie, ish-lojtari i Celtic.

Lojtari më i dalluar për kroatët ishte “ylli” madrilen Modriç. Kështu, kroatët gjejnë fitoren e dytë këtë , ndërsa ishullorët e Mbreërisë së Madhe zhyten më thellë në krizë me 0 pikë në fund të tabelës dhe me një këmb drejt një lige më të ulët.

Takimi tjetër i luajtur në të njëtën fashe orare ishte Bullgaria-Luksemburg. Një ndeshje që ka rezultuar pa shumë histori me 2 ekipe të vakta. Ballkanasit duke luajtur në tokën e tyre kanë kërkuar më shumë tre pikëshin, por mbretëria e vogël nga vendet e beneluksit ka arritur të gjejë pikën e parë në grupin e ligës C.

Takimi u luajt në impiantin e ri, modern të Botev Plovdiv i cili duket se po kthehet në shtëpinë e re të kombëtares së legjendës, Stoichkov.

Goli i Skocisë

Goli i parë i Kroacisë

Goli i dytë i Kroacisë

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga