
Franca zhvilloi dje ndeshjen e shumë diskutuar përballë Izraelit. Shumë i druheshin akteve terroriste, edhe pse akte tmerrësisht vandale nuk pati. Por kjo sfidë u shoqërua nga momente pikante.
Frika ishte e dukshme me stadiumin e mbushur vetëm në një të pestën e kapacitetit. 100 tifozë izraelit ishin të pranishëm duke kundërshtuar paralajmërimin nga qeveria e tyre për mos të qenë në impiant.
Gjatë luajtjes së himnit të kundërshtarëve u dëgjuan zhurma dhe bilbila në altoparlantë. Pati përleshje të vogla mes dy tifozërive pas gjestit fyes nga francezët në drejtim të himnit kombëtar izraelit.
16, 611 ishte kapaciteti i kësaj sfide dhe kështu regjistrohet frekuentimi më i ulët ndonjëherë në histori të “Stade de France” që nga hapja zyrtare në vitin 1998.
Përplasja e tifozëve në Francë