Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Surpriza të mëdha në Nations League! Anglia mposhtet nga Greqia, Italia “fal” avantazhin e dyfishtë dhe lë pikë ndaj Belgjikës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Surpriza të mëdha në Nations League! Anglia mposhtet nga
Ndeshjet e sotme të Nations League, Itali - Belgjikë dhe Angli - Greqi

Mbrëmjen e sotme janë luajtur plot 8 ndeshje të vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Në sfidat e kësaj mbrëmje kishte surpriza dhe plot 27 gola.

Në Ligën A, Italia ka barazuar përballë Belgjikës me rezultatin 2-2, edhe pse italianët ishin në avantazh 2-0 si fillim. 

Si fillim ishte Cambiaso që shënoi në sekondat e para të sfidës, ndërsa për golin e dytë mendoi Retegui, ndërsa golin për belgët e shënoi De Cuyper. Vlen të përmendet që prej minutës së 38-të Italia po luan me 10 lojtarë, pasi Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq. Me nisjen e pjesës së dytë Belgjika u bë më kërkuese duke gjetur barazimin me Trossard.

Goli i Cambiasos Goli i Retegui Goli i Trossard

Po në këtë Ligë, Franca fitoi 4-1 kundër Izraelit me golat e Camavinga dhe Nkunku, Guendouzi dhe Barcola.

Në Ligën B, Anglia u mposht në mënyrë surprizuese nga Greqia me rezultatin 1-2. Golat për grekët u shënuan nga Pavlidis, ndërsa për "3 Luanët" rrugën e rrjetës e gjeti Jude Bellingham.

Goli i Pavlidis Goli i Jude Bellingham Goli i Pavlidis

Ndërsa Norvergjia fitoi pa probleme 3-0 ndaj Sllovenisë. Kazakistani u mposht në transfertë 4-0 nga Austria, ndërsa Finlanda humbi 1-2 ndaj Irlandës.

Në Ligën C, Ishujt Faroe dhe Armenia kanë mbyllur ndeshjen 2-2, ndërsa Gjibraltari triumfoi 1-0 me San Marinon në Ligën D.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga