Pas fitores spektakolare ndaj Ukrainës në transfertë, Kombëtarja nuk ka kohë për të humbur. Kuqezinjtë ditën e martë do të presin në “Air Albania” skuadrën e Gjeorgjisë, fidë që do të startojë në orën 20:45.
Një duel “kokë më kokë” mes dy ekipeve që kërkojnë vendin e parë në grupin B1 në Nations League, pasi edhe gjeorgjianët kanë triumfuar mbrëmjen e djeshme 4-1 ndaj Çekisë. për këtë duel UEFA ka vendosur për arbitrat e sfidës. Një skuadër belge do të drejtojë kuqezinjtë ndaj gjeorgjianëve.
Kështu në “Air Albania” kryesorë do të jetë Erik Lambrechts, i cili do të ndihmohet nga Jo de Ëirdt dhe Kevin Monteny. Arbitër i 4-të do të jetë Nathan verboomen, ndërsa VAR-i i është besuar Bram Van Driessche, teksa në AVAR do të jetë Joan Boterberg.
Një arbitër pa shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare për ekipet A, teksa më së shumti ka gjykuar ndeshje të grupmoshës U-21.