Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Përballje "titanësh" në arenën e Mynihut, Koeman: Na pret një ndeshje "ferri" kundër 4 herë kampionëve të botës

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje "titanësh" në arenën e Mynihut, Koeman:
Ronald Koeman

Ronald Koeman ka përgatitur skuadrën për një transfertë shumë të vështirë përballë Gjermanisë. Holanda synon t’a fitojë këtë takim pasi ata do të kalonin në krye të klasifikimit.

Ish-trajneri i Everton i referohet takimit në “Allianz Arena” si një “ferr” për arsye të një rivali direkt dhe të një tifozerie që nuk rresht kurrë së brohorituri. Ai ëshët ndalur dhe te fakti se nuk e ka ndarë mendjen ende se cili do të startojë sfidën si titullar nga 2 qendërmbrojtësat, Van de Ven dhe De Ligt, pas mungesës së Van Dijk.

Është e pritshme se Gjermania do të luajë për fitore në shtëpinë e saj, edhe pse janë kokë e grupit. Atyre u bënë punë edhe një barazim për të mbajtur atë pozitë. Pres një ndeshje plot me dule. Hungaria përballë gjermanëve laujti me presing të lartë dhe ndaj e pësuan në mbrojtje kurse me ne u mbrojtën thellë duke shmangur goleadën e disfavorshme. Por ndaj 4 herë kampionëve të botës çdo gjë do të jetë ndryshe”, është shprehur Koeman.

Trajenri i kombëtares i “The Netherlands” për faktin e zgjedhjes së kapitenit pas mungesës së kapitenit aktual ka lënë të kuptohet se do të aplikohet rregulli i caktimit të atij lojtari që ka më shumë ndehje internacionale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga