
San Marino duke festuar
Një mbrëmje mjaft e veçantë po aq dhe historike ka qenë kjo e sotmja për kombëtaren e San Marinos. Këta të fundit triumfuan 1-0 përballë Lihtenshtejnit në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Nations League.
Kjo fitore u regjistrua falë golit të Sensoli në minutën e 53-të të takimit. Një gol që riktheu San Marinon te fitorja pas plot 20 vitesh, gjë që solli dhe një festë të çmendur pas përfundimit të këtij takimit, me lojtarët që hynë të gjithë në fushën e lojës.
Kujtojmë që hera e fundit që San Marino fitonte një ndeshje, ishte 28 prilli i vitit 2004. Edhe atë vit, San Marino mposhti Lihtenshtejnin po me rezultatin 1-0, por në një miqësore.
Poll