
Bastoni dhe Calafiori
Italia u mposht mbrëmjen e djeshme në shtëpi në çerekfinalen e parë të Nations League ndaj Gjermansië. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi 1-2 në favor të “panzerave”.
Sikur të mos mjaftonte kjo disfatë, Italia ka humbur edhe një nga lojtarët kyç të ekipit. Riccardo Calafiori ka pësuar dëmtim dhe është detyruar që të “braktisë” grumbullimin me kombëtaren italiane.
Qendërmbrojtësi është rikthyer menjëherë te Arsenali, aty ku do të kryejë edhe vizitat e hollësishme mjekësore. Sipas informacione paraprakte, Calafiori ka pësuar dëmtim mes shkallës së parë dhe të dytë, por mbetet të vlerësohet përfundimisht.
Poll