Ditën e sotme janë luajtur 9 ndeshje të vlefshme për raundin e 5-të të Nations League. Dy sfidat që spikatën më së shumti për shqiptarët ishin Rumani – Kosovë dhe Zvicër – Serbi.
Sfida mes Rumanisë dhe Kosovës është ndaluar momentalisht për shkak të kaosit mes lojtarëve në fushën e lojës dhe tifozëve në tribuna.
Në krahun tjetër, me barazimin 1-1 kundër Serbisë, Granit Xhaka dhe Zvicra e tij bien në Ligën B, aty ku momentalisht ndodhen dhe kombëtarja shqiptare.
Në ndeshjet e tjera, në Ligën A, Spanja mposhti 2-1 Danimarkën, ndërsa Portugalia fitoi 5-1 kundër Polonisë. Kroacia u shtang nga Skocia duke u mposhtur 1-0.
Në Ligën C, Qipro – Lituani përfundoi 2-1, e ndërsa Luksemburgu u mposht 0-1 nga Bullgaria. Irlanda e Veriut fitoi pastër 2-0 kundër Bjellorusisë. Teksa në Ligën D, San Marino dhe Gjibraltari barazuan 1-1.
Zvicër 1 – 1 Serbi (Amdouni 79' / Terzic 88')
Zvicra (3-4-3): Kober; Rodriguez, Amenda, Comert; Okafor, Xhaka, Freuler, Fernandes; Rieder, Embolo, Amdouni.
Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Veljkovic, Milenkovic, Babic; Terzic, Gudelj, Maksimovic, Zivkovic; Samardzic; Vlahovic, Mitrovic.
88' serbia barazon me Terzic.
79' GOL ZVICRA! Shënon Amdouni.
55' Serbia humbet penallti me Mitrovic.