Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Kosova nuk tregoi respekt”, reagon Federata Rumune pas ngjarjeve në Bukuresht

Shkruar nga NEWSPORT
“Kosova nuk tregoi respekt”, reagon Federata Rumune pas ngjarjeve
Postimi nga Federata Rumune e Futbollit

Federata Rumune e Futbollit ka reaguar për herë të parë pas indidenteve në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës. Kjo sfidë u ndërpre për shkak të tirrjeve raciste dhe anti-shqiptare nga tifozët vendasrt, duke detyruar kështu futbollistët shqiptarë me në krye Amir Rrahmanin të reagonin.

Kapiteni mblodhi gjithë ekipin dhe iu drejtuan dhomave të zhveshjes, duke mos dalë më në fushë për të rinisur sfidën. Në lidhje me këto situata, Federate Rumune ka falenderuan tifozët për mbështetjen, ndërsa akuzon Kosovën për mungesë respekti.

“???? ???? Kombëtarja rumune e futbollit dëshiron të falënderojë të pranishmit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen në ndeshjen me Kosovën, ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si 3 orëshe, por edhe si shembull uniteti dhe solidariteti. Ndeshja e cila nisi të premten në orën 21:45 dhe përfundoi të shtunën në orën 00:48, ishte sfidë për të gjithë të përfshirët, por së bashku, lojtarët trekolor dhe tifozët e tyre, ata treguan se e respektojnë dhe e duan këtë sport, dhe se uniteti i tyre tejkalon besimet dhe ambicjet tjera. ????

Tricolors falënderon tifozët për mënyrën se si i inkurajuan dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët për këtë ndeshje. Gjithashtu, tringjyrëshja vlerëson faktin se mbështetësit kanë arritur sa më shumë të mos iu përgjigjen sfidave nga mysafirët tanë.

48,957 përkrahës ishin të pranishëm në Arenën Kombëtare për ndeshjen me Kosovën, ndeshja nisi në 2 gradë Celsius dhe përfundoi me temperaturë minus.

Është për keqardhje gjesti i ekipit të largët, i cili zgjodhi të lërë fushën pa pëlqimin e gjyqtarit, duke refuzuar ta mbyllë ndeshjen në fushë, në frymën e fair-play, që reflekton mungesë respekti jo vetëm për futbollin, por edhe për profesionin e futbollistit”, thuhet në postimin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga