Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Kapiteni i Çekisë, Soucek i 'trembet' tifozëve shqiptarë: Duhet të përgatitemi për atmosferën, të mos shpërqëndrohemi

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Çekisë, Soucek i 'trembet' tifozëve
Tomas Soucek

Kapiteni i Çekisë, Tomas Soucek ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Shqipërisë në “Air Albania”. Mesfushori çek thotë se kryesisht duhet të përgatiten për atmosferën që i pret në Tiranë. Tifzoët shqiptarë janë pikërisht ata që kapiteni i Republikës Çeke i ka ‘frikë’ dhe kërkon që të përgatiten për t’u mos u shpërqëndruar nga ta

Tomas, çfarë mësuat nga ndeshja e fundit në Shqipëri, të cilën Çekia e humbi 3-0 një vit më parë?

“E dimë që kemi bërë një lojë të keqe këtu, si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë të rezultatit. Por ne e dimë gjithashtu që një muaj më parë bëmë një ndeshje të mirë me Shqipërinë, do të marrim shembull nga ajo kryesisht. Jo nga ndeshja e një viti më parë. Duam të përgatitemi kryesisht për atmosferën siç ishte një vit më parë, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundur për të”.

Çfarë duhet marrë më shumë nga mënyra e lojës, që të mos përsëritet humbja e thellë e vitit të kaluar?

“Idealisht, duhet të marrim gjithçka pozitive nga ndeshja që luajtëm një muaj më parë. Këmbëngulja, lufta dhe performanca ekipore, duke punuar shumë për njëri-tjetrin. Më pas ranë në sy individët, por edhe një lojë e mirë drejt ofensivës. Besoj se falë kësaj do të kemi një ditë tjetër të suksesshme”.


Disa lojtarë, duke përfshirë edhe mbrojtësit, u tërhoqën nga skuadra. Çfarë ndërlikimesh mendoni se do të sjellë?

“Na vjen keq për çdo humbje. Por fatkeqësisht kjo është pjesë e futbollit. Edhe dëmtimet, apo të jesh jashtë formës. Tani ka lojtarë që e meritojnë në bazë të paraqitjeve të tyre. Besoj se kushdo që hyn në ndeshje do të japë një paraqitje në 100%. Pavarësisht nëse do të jetë dikush që ka qenë këtu për një kohë të gjatë apo i ri”.

Ju përmendët se atmosfera do të jetë sërish e stuhishme. Si mund të përgatiteni për të? Çfarë duhet të keni kujdes më shumë?

“Ne duam që patjetër të jemi 100% të përgatitur dhe të fokusuar. Dhe kjo është që nga nxemja. Duhet të fokusohemi te përgatitja jonë, te performanca jonë, që të mos na lërë asgjë që të na shpërqendroje që në momentin që mbërrijmë në stadium”.

Si ndiheni kur drejtoni kombëtaren për të 40-ën herë si kapiten?

“Kur thuhet kështu numri, e vlerësoj shumë. Është një numër i madh. po e shijoj. Më pëlqen ende të luaj për kombëtaren dhe jam shumë i lumtur për këtë. Besoj se do të drejtoj disa ndeshje të tjera ekipin si kapiten dhe shpresoj që lojtarët dhe tifozët të jenë të kënaqur me mënyrën se si e bëj këtë detyrë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga